Aprovohet projektbuxheti për vitin 2021 në shumë prej 2.4 miliard Europe!
Buxheti për vitin 2021 është hartuar dhe përgatitur në kushte të jashtëzakonshme ekonomike si rezultat i efekteve të shkaktuara nga COVID -19.
Në këto kushte synimet kryesore gjatë përgatitjes së buxhetit janë:
Gjatë vitit 2021, ekonomia e Kosovës pritet të rritet me një normë reale mbi trendin e vet historik, me rreth 5.2%, duke i’u rikthyer nivelit të ngjashëm të regjistruar para krizës COVID-19. Buxheti i vitit 2021 mbulon nevojat për financim të sektorit publik duke ruajtur edhe nivelin e investimeve publike për të kryer gjitha obligimet kontraktuale dhe për të filluar disa projekte të reja kapitale e të cilat do të implementohen brenda kornizës buxhetore për tri vitet e ardhshme.
Në buxhetin e vitit 2021 vazhdon zbatimi i programit të rimëkëmbjes ekonomike dhe në këtë funksion janë planifikuar ndarje buxhetore në shumë prej 182 milionë EUR për të mbuluar nevojat prioritare për sektorin privat dhe për sektorin e shëndetësisë. Nga këndvështrimi i kategorive ekonomike, jemi siguruar se në secilën kategori, të ketë mjete të mjaftueshme për financimin e prioriteteve tona qeverisëse.
Buxheti për vitin 2021 është harmonizuar me FMN dhe kërkesat që rrjedhin nga LMFPP lidhur me deficitin buxhetor dhe bilancin bankar.