Gjëja më e ëmbël që do të lexosh sot? Mënyra sesi A$AP Rocky flet për të voglën e tij

Prishtinë | 10 Tet 2025 | 22:07 | Nga Ekonomia Online

A$AP Rocky tregoi një ndjesi të ëmbël për vogëlushen e tij, Rocki Irish. 37-vjeçarit, gjatë një interviste për “Complex”, iu bë pyetja se cila është gjëja e preferuar që ka krijuar këtë vit dhe përgjigjja e tij ishte kaq e ëmbël.

“Vajza ime. Ajo është gjëja ime e preferuar që kam krijuar këtë vit”, tha ai duke qeshur dhe dukej shumë krenar.

Rihanna solli në jetë fëmijën e saj të tretë, Rocki Irish Mayers, me reperin më 13 shtator 2025. Ajo publikoi lajmin në rrjetet sociale, duke postuar fotot e para të vajzës së porsalindur.

Në foto, Rihanna shihej duke mbajtur në krahë Rocki-n, e cila ishte veshur me një body rozë, duke shkruar: “Rocki Irish Mayers, 13 shtator 2025”.

Të ngjashme