Gjelbërohen dy rreth rrotullime – Zogaj zotohet për shtimin e hapësirave të gjelbra, janë ndarë 1.3 milionë €

Prishtinë | 20 Kor 2023 | 10:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Kryeqytetit, Alban Zogaj bashkë me Donika Çetta, drejtoreshë e Hapësirave Publike dhe Parqeve kanë përuruar hapësirën e re gjelbëruese të sapo krijuar në dy rreth rrotullime në hyrje të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Zogaj me këtë rast tha se po realizojnë premtimin e fushatës për Prishtinën e gjelbër. Ai ka bërë të ditur se janë gjelbëruar 1 mijë hektarë hapësira në terë qytetin.

Madje tha se po punohet në çdo lagje për shtimin e hapësirave të reja.

“Jemi duke i punuar rrethet në hyrjet të qytetit. Siç kem i premtuat në kampanjë për Prishtinën e gjelbër dhe e kemi pas gjelbërimin si thelbësore, tani veç se keni filluar me i pafrytët i kemi punuar këto rreth 1 mijë hektar hapësirë të ri, është një formë tjetër e punës”.

“Po i japin Prishtinës një pamje më të bukur dhe po e përmirësojnë cilësinë e ajrit. Po punohet në shumë lagje do ta hapim parkun edhe te Fakultetit Teknik, janë disa parqe që po punohen paralelisht”.

Donika Çetta, drejtoreshë e Hapësirave Publike dhe Parqeve, tha se për këtë vit buxheti i ndarë për hapësirat e gjelbra është 1.3 milion euro, raporton EO.

“Jemi në vazhdë e rritjen e hapësira të gjelbërua sot është përpunimi në dy rrethet në hyrje të Prishtinës. Këtë vit në buxhet 1 milionë e 300 mijë për hapësira të gjelbra dhe parqe”.

Të ngjashme