Rrallë herë ka raste kur dikush gjen para dhe kërkon t’ia kthejë pronarit.
Por kështu ka vepruar një djalë i ri. Granit Bajra përmes një shkrimi të publikuar në Facebook ka bërë të ditur se të dielën gjeti 1 mijë e 450 euroo dhe një çelës të veturës, tipi Opel Astra dhe një letër.
I njëjti tha se paratë i gjeti në lagjen Ulpiana, derisa po ecte rrugës
Madje ai tha se lidhur me këtë tashmë ka njoftuar edhe policinë, teksa është lutur nga qytetarët që kushdo që e njeh dike që mund t’i kenë humbur këto para, të lajmërohet.
“Përshëndetje familjar dhe miq! Sonte ne ora 21:30 duke ecur në lagjen Ulpiana ( në semaforët te Beni-Dona ) kam hasur në rruge një shume parash prej 1450€ , një qelës të veturës e tipit Opel si dhe këtë letër. Njoftova policinë , ku në vendin e ngjarjes erdhi patrulla nr 103 e stacionit Nr.IV. Identifikimin e pronarit të mjeteve do e bëjnë në bazë te çelësit që do e hap veturën. Ju lutem bëjeni share që të arrijmë sa më shpejt në kontakt me personin që i takojnë. Ju faleminderit , gjitha të mirat”, shkroi ai.