Policia gjeti trupat e katër të rriturve dhe tre fëmijëve në një shtëpi në Moorhead, Minesota, të shtunën mbrëma.
“Nuk dihet ende se si janë lidhur viktimat, një hetim është duke u zhvilluar”, tha stacioni policor Moorhead për CNN.
Policia mori një lajmërim nga anëtarët e shqetësuar të familjes të shtunën dhe oficerët shkuan për të inspektuar objektin. Gjatë hyrjes në shtëpi nuk u konstatuan shenja të hyrjes me forcë apo dhunës.
Të shtatë viktimat janë transportuar te mjeku ligjor, i cili do të përcaktojë shkakun e vdekjes së tyre pas autopsisë.