Gjenden disa mjete të pashpërthyera gjatë rrënimit të një objekti në Podujevë, Policia jep detaje

Prishtinë | 07 Sht 2024 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Kërpimeh të Podujevës, gjatë rrënimeve të një objekti të vjetër janë hasur disa mjete të pashpërthyera.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se këto mjete janë tërhequr nga njësia e deminimit të KFOR’it.

“GJETJE E MJETEVE TË PASHPËRTHYERA -Fsh. Kërpimeh, Podujevë 06.09.2024 – 10:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë rrënimeve të një objekti të vjetër janë hasur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e deminimit të KFOR-it dhe ka bërë tërheqjen e mjeteve të pashpërthyera”, thuhet në raport.

Të ngjashme