Policia e Kosovës ka njoftuar se dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit. Njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, e tjetri në Drenas, raporton Express.
Me vendim të prokurorit, trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“ Rr.Tring Ismajli, Prishtinë, 25.03.2022 – NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Gllogoc, 25.03.2022 – 17:55. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.