Një grua dhe një burrë janë gjetur pa shenja jetë pasditen e së shtunës në Vitomiricë të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh.
Në raport thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve.
Policia njofton se rreth një orë e gjysmë më pas janë arrestuar 4 persona, të cilët i kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë derisa ishin duke e rrethuar me shiritë të sigurisë lokacionin ku ishin gjetur trupat e pajetë.
Me udhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.
Ky është njoftimi i plotë:
“Është raportuar se viktima femër Kosovar së bashku me viktimën mashkull Kosovar janë gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”.