Gjenden dy turistët e zhdukur në Valbonë

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Dy turistët e humbur në Valbonë kanë arritur të lokalizohen ditën e sotme nga policia e Tropojës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë mësohet se kërkimet intesive që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme, kanë bërë të mundur gjetjen e dy turistëve.

Dy turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur Lugu i Valit, në gjendje të mirë shëndetësore.

Aktualisht ndodhen në shoqërimin e punonjësve të Policisë, të cilët po i shoqërojnë drejt automjetit të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme