Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur 3 trupa të pajetë në Thumanë të Shqipërisë, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi para dy ditësh vendin.
Mediat shqiptare bëjnë të ditur se janë gjetur trupat e një çifti dhe një fëmije të vogël.
Viktimat janë Almir Cara, e fejuara e tij Stela, ndërsa për fëmijën raportohet që mban mbiemrin Vata.
Almiri Cara u gjet me fëmijën e mbërthyer pas vetes në tentative për të dalë nga banesa.
Numri tani ka shkuar në 35 viktima, raporton TCH,