Një banor i fshatit Leshan të Suharekës ka hasur në mbetje mortore derisa po bënte pastrimin e varrezave të fshatit, me rastin e festës së Bajramit të Madh. I njëjti ka njoftuar menjëherë Policinë, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur eshtra të paidentifikuar, që dyshohen të jetë mbetje nga lufta e fundit në Kosovë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Njësia e hetimeve për Krimet e Luftës, në asistim të patrullës policore të Suharekës, ku kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë marrë mbetjet për t’i dërguar në IML për ekzaminim.
Ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti “gjetje e pjesëve eshtërore”.