Gjenden mbetje kockore te varrezat e myslimanëve në veri

Prishtinë | 03 Sht 2024 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Mbetje kockore janë gjetur nga qytetarët në lokacionin e varrezave të besimtarëve mysliman në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, Kushtrim Gara, koordinator i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

 Gara ka thënë se mbetjet mortore janë dërguar për ekzaminime të mëtejme mjekoligjore.

“Po jemi njoftuar nga ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Njësitit për Persona të Zhdukur në kuadër të Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës,  për eshtrat që janë gjetur sot nga qytetarët, në lokacionin e varrezave të besimtarëve mysliman në veri të Mitrovicës, rruga për Zveçan. Ekipet mjekoligjore dhe DHKL-së në komunikim edhe me KQPZH kanë qenë në lokacion dhe kanë tërhequr mbetjet mortore (eshtrat) për ekzaminimet e mëtejme mjekoligjore”, ka thënë Gara për EO.

Të ngjashme