Disa eshtra të njeriut janë gjetur në rajonin e Prishtinës nga dy dëshmitarë kosovarë të cilët kishin njoftuar Policinë e Kosovës.
Në raportin 24-orësh të PK-së, bëhet e ditur se eshtrat janë gjetur të premten dhe të njëjtat, janë dërguar në IML.
‘GJETJE E MBETJEVE MORTORE/Rr. Qëndresa, Prishtinë 27.01.2023 – NN. Dy dëshmitar meshkuj kosovarë kanë informuar se në brendi të pyllit kishin hasur në disa eshtra të njeriut. Njësia përkatëse ka bërë tërheqjen e mbetjeve mortore dhe ka dërguar në IML për procedurë të mëtutjeshëm’, thuhet në njoftim.
Krahas kësaj, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.