Gjenden mbetjet e një piramide 3 700 vjet në Egjipt

Prishtinë | 05 Pri 2017 | 20:30 | Nga

Të mbeturat e një piramide të ndërtuar diku rreth 3 mijë e 700 vite më parë janë zbuluar në Egjipt, thotë ministria e antikiteteve.

Një korridor i brendshëm dhe një bllok, në të cilën ishin skalitur dhjetë vargje me hieroglifë, ishin mes të gjeturave në varrezën mbretërore të Dashurit, në jug të Kairos, shkruan BBC.

Ministria tha se këto mbetje ishin në gjendje shumë të mirë dhe se gërmimet po vazhdonin në tentim të zbulimit të mëtejmë, dhe të gjetjes së madhësisë së piramidës.

Besohet se kjo piramidë është ndërtuar gjatë dinastisë së tretë faraonike.

_95449677_2bb92f05-edf9-4863-a735-16f8bd3f633e

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme