Policia e Kosovës ka njoftuar se janë identifikuar mbetjet mortore të personit që ishte raportuar i zhdukur që nga 5 tetori 2025, raporton Ekonomia Online.
Sipas njoftimit të Policisë, më 23 korrik 2026, në një zonë malore afër fshatit Shkozë në Malishevë, janë gjetur disa mbetje mortore, për të cilat dyshohej se i përkisnin H.S., mashkull në moshë madhore.
Për rastin, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, kishte zhvilluar operacione të njëpasnjëshme kërkim-shpëtimi që nga raportimi i zhdukjes, por pa arritur ta lokalizonte personin.
Mbetjet mortore janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa Policia ka bërë të ditur se sot është njoftuar zyrtarisht për përfundimin e analizave, të cilat kanë konfirmuar identitetin e viktimës.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, mbetjet mortore u janë dorëzuar familjarëve.
