Shefi ushtarak i Indonezisë ka thënë se janë gjetur mbeturinat nga nëndetësja e zhdukur tri ditë më parë.
Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, shpresat për të shpëtuar 53 marinarë në bordin e anijes u zbehën të shtunën pasi rezervat e saj të oksigjenit besohej se kishin mbaruar.
Objektet e vendosura përfshijnë një shishe lubrifikant dhe një pajisje që mbron një silur, tha Air Marshall Hadi Tjahjanto.
“Objektet e gjetura afër vendndodhjes së fundit të nëndetëses besohet të jenë pjesë të nëndetëses”, citohet të ketë thënë ai. “Këto objekte nuk do të kishin dalë kurrë nga nëndetësja nëse nuk do të kishte presion”.
Ndryshe, nëndetësja – një nga pesë në flotën e Indonezisë – u zhduk të mërkurën gjatë ushtrimeve të drejtpërdrejta të trajnimit në ishullin e pushimeve Bali të Indonezisë. /