Janë gjetur në det disa pjesë të cilat mendohet se i përkasin avionit ushtarak C-130, i cili u zhduk dy ditë më parë në Kili.
Informacioni bëhet me dije nga burimet zyrtare kiliane. Copa të tij janë gjetur nga anija kiliane “Antarktide Endeavor”, rreth 30 kilometra larg pikës ku ai u pa për herë të fundit në radar.
Autoritetet e ushtrisë kanë marrë pjesët dhe i kanë çuar në laborator për t’ju nënshtruar një analize të detajuar.
Avioni i njohur ndryshe me nofkën “Hercules” kishte në bord 38 persona, 17 pjesë e ekuipazhit dhe 21 pasagjerë. Ai po udhëtonte drejt një baze kiliane në Antarktidë, ku një pjesë e pasagjerëve ishin teknikë që do të riparonin tubacionet e karburantit.