Gjenden tabela automjetesh, pronarët mund t’i marrin në Graçanicë

Prishtinë | 14 Jan 2026 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët, se në zonën e vërshimeve, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve, të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë.

Policia ka ftuar pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në këtë stacion policor për tërheqjen e tyre.

Të ngjashme