Dy emigrantë u qëlluan për vdekje në një rrugë në Serbi afër fshatit Dobrinci, rreth 45 km në veri-perëndim të kryeqytetit të Beogradit, tha policia të mërkurën, duke mos dhënë detaje për vdekjen ose identitetin e tyre.
Pavarësisht mbylljes së të ashtuquajturës “Rruga e Ballkanit”, migrantët ende arrijnë në Serbi, kryesisht nga Turqia, nëpërmjet Bullgarisë fqinje, raporton Tch.
Zyrtarët thonë se ka rreth 3,600 emigrantë në kampet qeveritare në Serbi, të cilën përdorin rrjetet e kontrabandës për të mbërritur atje.
Autoritetet serbe kanë arrestuar dhjetëra persona kontrabandistë, por duhet theksuar se rastet e dhunës që përfshijnë emigrantët janë të rralla.