Policia e Kosovës i ka gjetur tre fëmijët nga fshati Bardhosh që u raportuan si të zhdukur gjatë ditës.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i policisë së Kosovës.
Krasniqi tha se ata janë së bashku me prindin e tyre duke shkuar në stacionin e policisë për të dhënë një deklaratë dhe për ta mbyllur rastin.