Gjendet 16-vjeçarja e cila u raportua e zhdukur

Prishtinë | 27 Qer 2024 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

16-vjeçarja nga Hani Elezit e cila është raportuar e zhdukur nga nëna e saj që nga e hëna është gjetur sot.

Këtë për Klankosova.tv e kanë konfirmuar familjar të saj, të cilët thanë se ajo është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Po ashtu, ata falënderuan të gjithë ata që punuan dhe u munduan në gjetjen e të miturës.

Media online, Sinjali kishte raportuar se 16 vjeçarja nuk ishte kthyer në shtëpi nga 25 qershori, ditë kjo kur kishte shkuar për ta kryer testin e arritshmërisë.

Të ngjashme