Gjendet 16-vjeçarja e zhdukur në Prizren, dërgohet për strehim institucional të përkohshëm

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Me datën 17 qershor 2021, prindi i një vajze të mitur kishte informuar policinë në Prizren se vajza e tij, 16 vjeçare, ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.

Policia në Prizren në bazë të deklaratës së prindit, kishte iniciuar rastin për zhdukje të personit dhe menjëherë ka filluar hetimet dhe hulumtimet për gjetjen e vajzës së mitur.

Gjatë zhvillimit të hetimeve përmes rrugëve operative, Sektori i Hetimeve Rajonale, pas një pune intensive ne teren sot është arritur të gjendet e mitura , rreth orës 14:30 ne qytetin e Ferizajt.

“Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, Departamenti për te Mitur. Viktima e rastit është dërguar për strehim institucional të përkohshëm, me çka u pajtuan edhe prindërit e të miturës qe ishin të pranishëm ne stacion. Viktima ishte ne gjendje te mirë shëndetësore. Lidhur me ketë rast hetuesit rajonal do ti vazhdojnë hetime ne lidhje me ketë rast. Te gjitha veprimet do te jen te koordinuar me prokurorin e shtetit”, thuhet në komunikatën e Policisë së Prizrenit.

Të ngjashme