Kërkuesit kanë arritur të gjejnë HMS Terror, që është anija e dytë britanike, e zhdukur në ekspeditën Franklin të vitit 1845. Dy anije të Britanisë ishin nisur përmes Pasazhit Verior të Kanadasë për në Arktik.
Zyrtarët nga Fondacioni Kërkimor i Arktikut, një grup privat që ishte dërguar për të ndihmuar në kërkimin e kësaj anije, thanë se anija është gjetur në fillim të këtij muaji.
John Franklin dhe 128 anëtarët e ekuipazhit të anijes HMS Terror dhe Erebus kishin vdekur, pasi dy anijet kishin ngecur në akull.
Ekspedita kishte pasur për qëllim gjetjen e rrugëve në oqeanin Paqësor dhe Atlantik, për në oqeanin Arktik.
Fati i këtyre anijeve kishte mbetur një mister i madh për rreth 170 vjet, deri kur një ekip gjeti anijen Erebus në shtator të vitit 2014.