Njësitet e Doganës së Kosovës këtë të premte kanë gjetur një hapësirë të fshehur (bunker) në një barnatore në Prishtinë.
Dogana njofton se pas pranimit të informatave përsëri përmes aplikacionit e-dogana lidhur me parregullsitë potenciale, zyrtarët doganorë kanë organizuar një kontroll në një barnatore në Prishtinë.
Gjatë kontrollimit bëhet e ditur se kanë hasur në barna të kontrabanduara si dhe hapësirën e veçantë për fshehjen e mallrave të kontrabanduara.
“Medikamentet janë sekuestruar dhe ndaj pronarit është iniciuar procedurat kundërvajtëse. Aplikacioni i lansuar nga dogana si dhe bashkëpunimi me qytetarët po jep rezultate çdo ditë, derisa dogana inkurajon qytetarët që të përcjellin informata pasi njësitet tona janë të gatshme për të verifikuar informatat”, thuhet në komunikatën për media.
Dogana tutje ka bërë të ditur se ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.