Pas raportimit se një vajzë e mitur është zhdukur , Policia në rajonin e Pejës ka njoftuar se ajo është gjetur në një Qendër Tregtare në Pejë.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj.
Komunikata nga Policia e Ferizajit:
“Lidhur me rastin e raportuar dje nga familjarët, për zhdukjen e vajzës së tyre të mitur, pas një pune operative në terren dhe në koordinim edhe me Policinë Rajonale të Pejës, e mitura është gjetur sot në një Qendër Tregtare në Pejë, dhe e njëjta është sjellë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj. Me rastin janë duke punuar hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, e mitura do ti dorëzohet familjes, ka njoftuar Policia e Ferizajt”.
“Familja e të miturës ka raportuar edhe me datën 06.02.2019 zhdukjen e saj, ndërkohë që policia e kishte gjetur dhe kthyer në familje me datën 10.02.2019”, shkruan në komunikatë.