Një grua është gjetur e vdekur sot, rreth orës 07:15, në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Pejë, në tarracën e katit shtatë të një banese.
Policia e Kosovës njofton se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative-hetimore.
“Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi B.L. (1999), femër, e cila kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.Në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intensive për të sqaruar rrethanat rreth këtij rasti”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.