Fosili më i madh ndonjëherë i një zvarraniku është gjetur në Britaninë e Madhe, respektivisht në Rutland Water.
Ai ka gjatësi rreth 30 metra dhe është i vjetër 180 milionë vjet, bëjnë të ditur arkeologët. Zvarraniku i quajtur Ichthyosaurs ishte ujor, me dhëmbë dhe sy të mëdhenj.
“Pavarësisht nga fosilet e shumta të gjetura në Britani, është mbresëlënëse të thuhet se skeleti më i madh i Ichthyosaurs u gjet këtu”, deklaruar paleontologia Dean Lomax.