Gjendet gruaja nga Drenasi që ishte raportuar e zhdukur

Prishtinë | 04 Dhj 2025 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës konfirmon se është gjetur “në gjendje të mirë shëndetësore” 39-vjeçarja nga Drenasi, e cila u raportua e zhdukur me datën 27 tetor.

Policia tha se “hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim 2me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin”.

“Në gjendje të mirë shëndetësore, është gjetur personi që u raportua e zhdukur me 27.10.2023 në Drenas. Aktualisht hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin. Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme