Në Gjermani ka ndodhur një histori i pabesueshme.
Një futbollist që ishte konsideruar si i vdekur qysh para pesë vjetësh, është gjetur i gjallë.
Ai jeton dhe punon në zonën e Ruhrit.
Hiannick Kamba, ish-futbollistin kongolez, i cili ka luajtur në skuadrën e të rinjve të Schalke 04.
Kamba ishte shok i ekipit me portierin e Bayernit, Manuel Neuer, për ta vijuar më pas karrierën në futbollin amator.
Gjithë historia ka të bëjë me ish-partneren e futbollistit, e cila kishte shpikur vdekjen për të përfituar siguracionin e jetës së Kembas.
Në vitin 2016, kur kumtua vdekja e tij në një aksident automobilistik në vendlindjen e tij Kongo, ekipi i Schalkes e kishte marrë me emocione lajmin.
Por kush ka qarë disa vite më parë, tani mund të buzëqeshë, sepse Kemba, 33 vjeç, është gjallë dhe punon për një kompani elektrike në Ruhr, në zonën e Gelsenkirchen.
33-vjeç nga Kongo duhet të përgjigjet para gjyqit, pasi akuzohet për mashtrim për të përfituar në mënyrë të padrejtë siguracionin e jetës, falë bashkëpunimit me ish-partneren e tij.
Tani që Manuel Neuer e mori vesh lajmin e mirë, u shpreh:
“Jam vërtet shumë i kënaqur që është ende gjallë. Lajmi i vdekjes së tij më pat shokuar.”/kk