Gjendet i gjallë një prej pasagjerëve të zhdukur te anija në flakë Euro Ferry Olimpia.
Lajmi bëhet i ditur prej vetë ministrit grek të marinës tregëtare Janis Plaqiotaqis. Bëhet fjalë për një shofer kamioni nga Lituania.
Ai u gjet rreth orëve të mëngjesit në fundin e anijes dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Ai u dërgua në spital për ekzaminime por mjektë thanë se nuk ka asnjë problem me shëndetin.
Shoferi i kamionit duke dalë vetë nga trageti në flakë
Tani autoritetet shpresojnë që të gjenden edhe 7 bullgarët,3 grekët dhe një shtetas turk që ende rrezultojnë të zhdukur që në momentin në anija mori flakë në ngushticën e Korfuzit.