Një 37-vjeçar është gjetur i mbytur mbrëmjen e sotme në Durrës.
”Më datë 02.06.2020, rreth orës 19:40, në sektorin “Rinia”, në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit, është konstatuar i mbytur shtetasi A.B., 37 vjeç, banues në sektor “Rinia”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas nxjerrjes në trupit në breg nga shërbimet e Policisë dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes.