Një djalë i ri është gjetur i pajetë në banesën e tij sot. Policia bën me dije se dyshohet paraprakisht që ai të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “Çlirimi”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete shtetasi D.B., 34 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqet natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.