Një 17 vjeçar është gjetur mbrëmë i vdekur nga familjarët e tij në fshatin Rogovë të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
“Në fshatin Rogovë të Gjakovës dyshohet se një 17-vjeçar është varur. Ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij të cilët e kanë dërguar në spital në Gjakovë, ku mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00”, ka thënë Gjurkaj.
Gjurkaj ka thënë se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.