Një person i vdekur është gjetur në një objekt në Shkup, njofton policia. Sipas informatave të dhëna nga Ministria e Punëve të Brendshme, dje në orën 18:50 në SPB-Shkup është raportuar se në një objekt në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup është gjetur trupi i pajetë i personit R.F (40) nga Shkupi.
Është kryer inspektim nga ekipi i SPB-Skkup, nga ku njoftojnë se kufoma nuk ka gjurmë të dukshme të dhunës. Pas inspektimit, me urdhër të prokurorit publik, trupit është dorëzuar për autopsi./alsat m/