Gjendet i vdekur drejtori i televizionit Alsat, Lirim Hajredini – Raportohet se është vetëvrarë

Prishtinë | 13 Gus 2026 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se mëngjesin e së enjtes, pranë qendrës tregtare Mavrovka në Shkup, është gjetur trupi i Lirim Hajredinit.

Sipas raportimeve fillestare i njëjti është vetëvrarë, mëson 4news.mk.

Raportohet se ai u hodh nga kati i 13-të i banesës.

Hajredini për më shumë se 16 vjet ishte drejtor operativ i televizionit Alsat.Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa trupi do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Të ngjashme