Gjendet i vdekur një 48-vjeçar brenda Kishës Ortodokse në Vushtrri

Prishtinë | 27 Jan 2023 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Një 48-vjeçar është gjetur i vdekur në mbrëmjen e së enjtes në hapësirat e objektit të Kishës Ortodokse në Vushtrri.

Këtë për Portalin Dukagjini ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se rasti është raportuar në polici nga familjarët e viktimës.

Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë.

“Mbrëmë rreth orës 22:58, nga ana e familjarëve të viktimës është raportuar se brenda objektit banues që ndodhet brenda hapësirave të objektit fetar ortodoks në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete viktima S. Ç., mashkull i moshës 48-vjeçar. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Të ngjashme