Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete afër vendbanimit e tij, në një fshat të Skenderajt sot rreth mesditës, njoftoi policia.
Policia tha se njësitë e saj menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjithashtu është njoftuar edhe emergjenca e QKMF në Skenderaj.
Mjeku ka konfirmuar se personi ishte pa shenja jete.
“Njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërkaq hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, tha policia.
Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa, policia tha se sipas rrethanave të gjetura në vendin e ngjarjes, rasti është iniciuar: “Hetim mbi vdekjen”.