Një 65-vjeçar është raportuar se është gjetur pa shenja jete në një nga motelët në rrugën Prishtinë – Ferizaj.
Siç shkruan Sinjali ai u gjet i vdekur në dhomën ku kishte qëndruar bashkë me një 27-vjeçare, derisa shkaktari i vdekjes nuk është bërë i ditur.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, thuhet se tashmë kanë intervenuar edhe njësitë përkatëse, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.