Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë, vrasësja dyshohet se është vajza e tij

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme, në Komunën e Gjakovës, është gjetur pa shenja jete një burrë i moshës 87 vjeçare.

Sipas Policisë, pranë viktimës është gjendur edhe vajza e tij e cila është me të meta mendore, e që dyshohet se është vrasëse potenciale e së të atit.I gjithë rasti ka ndodhur saktësisht në rrugën “Sabrije Vokshi”, brenda shtëpisë së të ndjerit dhe se viktima është gjetur nga kujdestarja familjare.

Rastin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili ka bërë të ditur se viktima kishte pasur lëndime në dorë dhe kokë.Ai tutje thotë se e dyshuara (vajza e të ndjerit) është arrestuar për 48 orë.

“Sot rreth orës 12:00 në Rr.”Sabrije Vokshi”-në Gjakovë, brenda në shtëpi, nga kujdestarja familjare është gjeturë pa shenja jete personi M.R. – lindur 1933. Pranë trupit të viktimes ishte e shtrirë vajza e tij T.R – lindur 1962e cila është me te meta mentale. Rastit i janë pergjigjur njësitë policore dhe urgjenca mjekedore, dhe mjeku ka konstatuar vdekjen . Viktima kishte lendime në kokë dhe dorë, por lendime kishte dhe vajza, dhe për kete arsye ekziston dyshimi i arsyeshem se vrasese potenciale mund të jetë vajza. E njejta është hospitalizuar në Spitalin “Isa Grezda” në repartin psikiatrik. Me vendim të prokurorit të dyshuarës ( vajzés) I është caktuar masa -ndalim policor prej 48 orësh. Trupi i pajetë është derguar ne IML -e per obdukcion”.

Të ngjashme