Një burrë është gjetur i vdekur dje në Istog. Për këtë rast, tashmë kanë nisur hetimet.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
“Istog 02.06.2023 – 09:00. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vend ngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsy”, thuhet në raport.