Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar, në ambientet e Gardës se Republikës, teksa po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të institucionit, punonjësi i Gardës A.M., 30 vjeç, nga Përmeti, dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit.
Për hetimin e rastit u ngrit një grup i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë, raporton Tch.
Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti është kryer në kushtet e tronditjes psikike.
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e gjithë rrethanave të ngjarjes.