Një person pa shenja jete është gjetur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënsja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Policia dhe mjekët emergjentë kanë dalë në vend ngjarje ku mjekët edhe kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete”, tha Ahmeti.
Tutje Ahmeti tregon se policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë nisur hetimet mbi vdekjen e tij.