Policia njofton se në Zveçan është gjetur një trup i pajetë që dyshohet të jetë i një serbi. Po ashtu mësohet se rreth 150 metra larg trupit të tij është gjetur një aarmë zjarri.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet, raporton Ekonomia Online.
“Është raportuar se pa shenja jete është gjetur trupi i një mashkulli K/Serb. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes në një largësi prej 150 metra është gjetur një armë zjarri-pushkë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raporti ne Policisë.