Një shtetas i huaj është gjetur i vdekur të shtunën në mesditë në Prishtinë.
Policia ka njoftuar të dielën se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij, ndërsa rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.