Gjendet i vrarë me një plumb në kokë, një nga politikanët e partisë së Merkelit

| 04 Qer 2019 | 11:35 | Nga

Politikani 65-vjeçar Walter Lübcke, anëtar i partisë së qendrës së djathtë CDU të kancelares gjermane Angela Merkel u gjet i vrarë në Kassel të Gjermanisë.

Viktima u gjet në tarracën e shtëpisë së tij dhe ishte qëlluar me pistoletë në kokë nga një distancë të afërt.

Policia deklaroi se arma e krimit nuk u gjet në vendin e ngjarjes.

Sipas “Bild”, Lübcke, baba i dy fëmijëve, në kohën e krizës së migrimit, në vitin 2015, kishte folur në favor të të drejtave të refugjatëve, duke tërhequr zemërimin e aktivistëve të ekstremit të djathtë.

Të ngjashme