Gjendet kokainë edhe në Ferizaj

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Në orët e hershme të mëngjesit të mërkurën është arrestuar një person, të cilit gjatë kontrollimit të veturës personit të dyshuar në një çantë dore i janë gjetur katër qese najloni me substancë pluhur të bardhë të  dyshuar për narkotik të llojit kokainë.

Lajmin është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku të dyshuarit i janë gjetur edhe një thikë e vogël, para 760 euro, 100 franga zvicerane, 100 denar të Maqedonisë së Veriut dhe 10 dinar të Serbisë si dhe disa tableta vitamina.

Të dyshuarit i është sekuestruar një telefon dhe një veturë, e që pas intervisitimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Rr. Bajram Gursel Sylejmani, Ferizaj 19.05.2021-01:10. Gjatë kontrollit të veturës dhe personit të dyshuar mashkull kosovar, në një çantë dore janë gjetur katër qese najloni me substancë pluhur të bardhë të dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 2 gram, dy qese të zbrazëta, një thikë e vogël, para 760 euro, 100 franga zvicerane, 100 denar të Maqedonisë së Veriut dhe 10 dinar të Serbisë si dhe disa tableta vitamina. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon dhe një veturë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport.

Të ngjashme