Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Qipro, ku në trupin e një fëmije të moshës 5-vjeçare janë gjetur substanca kokaine.
Sipas mediave të huaja, kjo gjë u zbulua nga një laborant, i cili pas disa analizave që u bëri fëmijëve të një çifti zbuloi se në gjakun e 5-vjeçarit kishte substanca kokaine.
Kimisti fillimisht u bëri thirrje prindërve të paraqisnin një ankesë në Polici, gjë që të cilën ata nuk e bënë.
Por rasti në fjalë nuk i shpëtoi policisë, e cila pasi u informua se në trupin e të miturin është gjetur lëndë narkotike, ka ndaluar të atin e këtij të fundit.
Ndërsa nëna e tij është shpallur në kërkim.