Gjendet kokainë në gjakun e një 5-vjeçari, prangoset i ati

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Qipro, ku në trupin e një fëmije të moshës 5-vjeçare janë gjetur substanca kokaine.

Sipas mediave të huaja, kjo gjë u zbulua nga një laborant, i cili pas disa analizave që u bëri fëmijëve të një çifti zbuloi se në gjakun e 5-vjeçarit kishte substanca kokaine.

Kimisti fillimisht u bëri thirrje prindërve të paraqisnin një ankesë në Polici, gjë që të cilën ata nuk e bënë.

Por rasti në fjalë nuk i shpëtoi policisë, e cila pasi u informua se në trupin e të miturin është gjetur lëndë narkotike, ka ndaluar të atin e këtij të fundit.

Ndërsa nëna e tij është shpallur në kërkim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme