Familjarët e gruas së ndjerë, arkivoli i së cilës ishte ngatërruar me me një burrë në moshë, kanë bërë të ditur se e kanë gjetur kufomën.
Siç bëjnë të ditur familjarët, arkivoli i nënës së tyre është gjetur në morgun e Gostivarit, ku është sjellë nga Klinika Infektive.
Familjarët e kanë parë kufomën dhe e kanë verifikuar.
Rasti në Vrapçisht kishte tronditur të gjithë banorët e kësaj ane, pasi familjarët me të pranuar arkivolin, pasi kanë hapur atë, ka parë se në vend të nënës së tyre, në të është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli të thyer.
Kishin shkuar në Klinikën Infektive në Shkup për të kërkuar të njëjtën, por pas shumë kërkimeve, kufoma është sjellë në morgun e Gostivarit.