Gjendet mbas 4 ditësh trupi i të riut që u mbyt në det

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Gjendet nga peshkarexhat e peshkimit trupi i pajetë i 18 vjecarit nga Kruja që u mbyt të dielën në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin me inicialet E.M.

I riu kishte shkuar së bashku me familjen për të kaluar fundjavën kur ka humbur kontaktet dhe është mbytur në det.

Për gjetjen e trupit të tij u angazhuan policia kufitare dhe polumbarët e forcave RENEA, por kërkimet nuk dhanë rezultat.

Trupi i tij u gjet mëngjesin e sotëm nga anijet e peshkimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme